Gjatë vitit 2025, bankat në Kosovë kanë dhënë kredi të reja në vlerë prej 2.684 miliardë euro, një rritje prej 3.8% krahasuar me vitin 2024, kur kjo vlerë ishte 2.587 miliardë euro.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend, duke reflektuar një aktivitet të shtuar si në sektorin e ekonomisë familjare, ashtu edhe atë të biznesit. Në periudhën 2015-2025, ka pasur një rritje të qëndrueshme të vlerës së kredive të reja, nga 1.1 miliard euro në vitin 2015, në pothuajse 2.7 miliardë euro në vitin 2025.
Gjatë këtij dekade, normat mesatare të interesit kanë pësuar ulje, nga 8.3% në 2015 në 6.4% në 2025. Ndërkohë, norma efektive e interesit për kreditë e reja është rritur pak, nga 6.1% në vitin 2024 në 6.4% në vitin 2025, duke sinjalizuar një rritje pas disa viteve me interesa të ulëta.
Totali i kredive ka arritur në mbi 6.4 miliardë euro deri në mesin e vitit 2025, nga 3.2 miliardë euro në vitin 2020.

Leave a Reply