Besnik Krasniqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka sugjeruar se partia e tij mund të shqyrtojë një bashkëpunim me Vetëvendosjen, në rast se kjo e fundit u bën një ofertë serioze.
Në një intervistë në Frontal të T7, Krasniqi theksoi se kandidatura e Glauk Konjufcës ka ndryshuar dinamikat politike, ndonëse AAK mbetet kundër një qeverie të tretë Kurti. Në një takim të kryesisë së AAK, ku Krasniqi nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve jashtë vendit, u diskutua gjerësisht mbi qëndrimët e mëtutjeshme të partisë.
Krasniqi mbështeti qëndrimet e kryetarit Haradinaj dhe sugjeroi se një ofertë serioze nga VV do të ishte e mirëpritur për shqyrtim. Ai gjithashtu ka diskutuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së presidentit, duke theksuar se Ramush Haradinaj është kandidati i vetëm që plotëson kriteret e AAK për këtë post.
Krasniqi pranoi që AAK do ta mbështeste qeverinë e re të Konjufcës nëse kjo do të ndihmonte Haradinajn të bëhej president, duke kontribuar në stabilitetin institucional të vendit.

Leave a Reply