Kreu i LDK’së vlerëson Vjosa Osmanin për Bordin e Paqes

Lumir Abdixhiku, kryetari që ka ofruar dorëheqjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mirëpritur përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, një iniciativë ndërkombëtare e udhëhequr nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Edhe pse nuk e përmendi presidenten Vjosa Osmani, Abdixhiku theksoi se ky zhvillim “tejkalon çdo lajm të përditshëm”. Ai shprehu se për një shtet që ka kaluar nga lufta në liri, falë ndërhyrjes ndërkombëtare, pjesëmarrja në diskutimet për paqen globale është si dëshmi e suksesit dhe përgjegjësi për rolin e tij si shtet i ri.

Abdixhiku shtoi se Kosova tani shihet jo vetëm si përfituese e paqes, por edhe si kontributore e saj. Në një botë gjithnjë e më të pasigurt, çdo hap i përbashkët me SHBA-të rrit sigurinë kombëtare të Kosovës dhe forcon aleancat strategjike, duke e vendosur atë në krahun e paqes.

LDK e mbështet këtë zhvillim historik, duke e parë si një hap të madh drejt një kapitulli të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *