Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Kroaci, ku u takua me homologun kroat, Nikola Milina.
Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e bashkëpunimit në fusha si siguria publike, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe krimet kibernetike. Bashkë me Hoxhën, ishin edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë Agron Nezajn nga Departamenti i Hetimeve dhe Mentor Shabanin nga Departamenti i Njësive Speciale.
Ata vizituan Komandën e Ndërhyrjes, ku u njohën me punën dhe teknologjitë e përdorura, duke përfshirë dronët dhe pajisjet antidron. Kjo vizitë rikonfirmoi angazhimin e të dy policive për të forcuar bashkëpunimin profesional dhe shkëmbimin e informacionit, si dhe mbështetjen për anëtarësimin e Policisë së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Të dy vendet janë zotuar për vazhdimin e zbatimit të memorandumeve të mirëkuptimit dhe përkrahjen reciproke në fushën e zbatimit të ligjit.

Leave a Reply