Krim tragjik familjar në Francë: Bashkëshorti vret gruan dhe veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Brest të Francës, ku një çift me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në banesën e tyre të enjten.

Lajmi u përhap pasi një banor i lagjes “Europe” njoftoi policinë rreth orës 16:30, duke raportuar për dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, ata zbuluan trupat e një burri dhe një gruaje, të moshës 30 dhe 36 vjeç, së bashku me një pushkë gjahu pranë tyre.

Hetimet paraprake po e trajtojnë këtë si një rast të vrasjes së gruas nga partneri i saj, i cili më pas dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Çifti kishte dy fëmijë.

Njëri prej tyre nuk ishte kthyer ende në banesë pas të shtënave, ndërsa fëmija tjetër ndodhej në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *