Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, për të shpërndarë nga 100 euro për studentët në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas Sejdiut, kjo masë përbën një formë mashtrimi elektoral, duke përdorur fondet publike të mbledhura nga taksat e qytetarëve. Ai thekson se këto para nuk janë një “dhuratë” e Kurtit, por janë taksat e vetë qytetarëve që përdoren si mjet për të fituar mbështetje politike.
Sejdiu shprehet se, nëse ky veprim nuk ngjall reagime, problem nuk është buxheti, por standardi i ulët që është bërë i pranueshëm në vend.

Leave a Reply