Kritika për ndihmën e Kurtit për fëmijët e pensionistët

Përdorimi i fondeve publike nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve më 28 dhjetor, ka ngjallur kritika të shumta.

Matematikani i njohur kosovar, Leart Ajvazaj, i cili ka studiuar në universitetet prestigjioze si Kembrixh dhe Yale, e ka kundërshtuar vendimin e Kurtit për shpërndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, duke e quajtur këtë veprim një “çmenduri”. Ajvazaj, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se detyra e shtetit është të mbledhë taksa për të kryer punë publike që individët nuk mund t’i realizojnë, si ndërtimi i rrugëve, spitaleve dhe shkollave, dhe jo për të ofruar ndihma sociale.

Ai ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit, duke e cilësuar si një proces të thjeshtë transferimi bankar dhe ka ngritur shqetësime për sistemet e dobëta arsimore dhe shëndetësore në vend. Sipas tij, qytetarët që nuk punojnë në sektorin publik nuk përfitojnë asgjë nga taksat që paguajnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *