Kroacia përforcon mbrojtjen ajrore me avionët “Rafale”

NATO ka bërë të ditur se Kroacia po kalon në një fazë të re në mbrojtjen ajrore, duke marrë plotësisht në dorë mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me avionë Rafale të gjeneratës së fundit.

Sipas deklaratës së aleancës, avionët Rafale do të integrohen në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, duke përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të Kroacisë dhe duke kontribuar në sigurinë kolektive të Aleancës. Kalimi nga avionët MiG-21 në Dassault Rafale shënon një përparim të rëndësishëm teknologjik dhe operacional për Kroacinë, u theksua në njoftim.

Ky zhvillim pritet të rrisë ndjeshëm efikasitetin e mbrojtjes ajrore të vendit, duke e pozicionuar atë më mirë brenda strukturave mbrojtëse të NATO-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *