Kroacia planifikon rikthimin e shërbimit ushtarak të detyruar

Parlamenti kroat ka miratuar ndryshime ligjore që do të rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili do të fillojë në vitin 2026.

Sipas ligjit të ri, rekrutët e parë do të marrin ftesat për ekzaminime mjekësore që në dhjetor të këtij viti. Çdo vit, rreth 4 mijë të rinj do të thirren, të ndarë në pesë grupe.

Në vitin 2026, do të rekrutohen djemtë e lindur në 2007. Procesi synon që të rinjtë të regjistrohen në moshën 18-vjeçare për të filluar shërbimin në moshën 19-vjeçare.

Meshkujt nga mosha 19 deri 30 vjeç mund të thirren ose të paraqiten vullnetarisht. Gratë nuk janë të detyruara, por mund të marrin pjesë nëse dëshirojnë.

Nëse një rekrut nuk paraqitet, policia mund të ndërhyjë me urdhër, dhe gjobat variojnë nga 250 deri në 1,320 euro. Ky ligj synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit përmes trajnimit të detyrueshëm ushtarak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *