Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se, për shkak të rritjes së turbullirës së ujit të papërpunuar në kanalin “Ibër Lepenc”, janë duke u zbatuar reduktime në furnizimin me ujë.
Ky zhvillim ka ndikuar në funksionimin e kufizuar të impianteve të trajtimit të ujit në Shipol dhe Balinc, të cilat po operojnë me kapacitet të reduktuar për të mbajtur cilësinë e ujit të pijshëm deri në stabilizimin e parametrave të ujit të papërpunuar. Situata ka sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona, megjithatë ekipet e ujësjellësit janë angazhuar për të monitoruar gjendjen dhe për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt të jetë e mundur.
Kompania ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga konsumatorët gjatë kësaj periudhe të përkohshme.

Leave a Reply