Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lajmëruar se disa zona nuk kanë furnizim të ujit për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër Lepenc, shkaktuar nga punimet në të.
Ndërprerja e ujit ka prekur Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin, një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë dhe pikat e larta në lagjen Arbëria. KRU “Prishtina” ka ndalur funksionimin e ITU Shkabaj që nga ora 05:00 e mëngjesit.
Përveç zonave të përmendura, pritet që ndërprerje dhe reduktime të furnizimit të ndodhin edhe në disa zona të tjera të kryeqytetit. Ekipet e kompanisë janë në terren duke monitoruar situatën dhe do të rikthejnë furnizimin sapo të përmirësohen kushtet në kanal.
Kompania kërkon ndjesë për shqetësimet, duke theksuar se kanali nuk është në menaxhimin e saj. Në ndërkohë, me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.

Leave a Reply