KRU “Prishtina” paralajmëron ulje të furnizimit me ujë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për disa zona.

Ky vendim vjen si pasojë e turbullirave të larta në kanalin “Ibër-Lepenci”, që u shkaktuan nga reshjet intensive. Sipas kompanisë, ITU Shkabaj është jashtë funksionit, çka pritet të ndikojë në furnizimin me ujë.

Konkretisht, ndërprerje do të ketë nga ora 10:30 deri në 17:00 në disa zona, përfshirë Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë. Pas kësaj, këto zona do të kenë furnizim me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.

Kompania siguron që ekipet e saj janë në terren dhe po monitorojnë situatën për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt që të jetë e mundur. ITU Albanik dhe Badoc po punojnë me kapacitet maksimal për të përmirësuar gjendjen.

Ndërprerjet mund të prekin edhe pjesë të tjera të kryeqytetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *