KRU “Prishtina” prezanton tarifat e reja për shërbimet e ujit

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), në përputhje me legjislacionin aktual, ka vendosur tarifat për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për të siguruar drejtësi dhe qëndrueshmëri financiare për kompanitë përkatëse.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se tarifat e reja do të mbulojnë shërbimet e ujësjellësit dhe ujërave të ndotura, furnizimin me ujë të pa-trajtuar dhe atë të trajtuar. Llogaritja e tarifave bazohet në ndarjen e kërkesës për të ardhura me sasinë e ujit të shitur, duke përfshirë efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave.

Për periudhën 2026–2028, KRU “Prishtina” ka planifikuar shpenzime që përfshijnë mirëmbajtjen operative dhe kapitale, si dhe kthimin në bazën e aseteve rregullative. Gjithashtu, janë parashikuar investime për përmirësimin e rrjetit ekzistues dhe modernizimin e aseteve për të përmirësuar cilësinë e shërbimit.

Edhe pas miratimit të tarifave, KRU “Prishtina” mbetet e vendosur të ofrojë shërbime të qëndrueshme dhe cilësore për qytetarët, pavarësisht rritjes së kostove për personelin dhe energjinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *