Kryebashkiaku i Nju Jorkut zhvillon takim me Ramën në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, në orën 12:00.

Pas përfundimit të takimit, të dy zyrtarët do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat, e cila do të mbahet në ambientet e jashtme të Kryeministrisë. Eric Adams mbërriti në Shqipëri më 7 tetor, i shoqëruar nga një delegacion amerikan.

Vizita e tij nisi në Vlorë, ku u ndal fillimisht në vilën qeveritare dhe më pas vizitoi zonën e Orikumit. Ky takim përbën një mundësi për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe qytetit të New York-ut, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *