Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, vazhdoi seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për tentativë vrasjeje dhe dëmtim të pronës kundër kryeinspektorit të Punës, Nexhat Fazliu.
Në këtë seancë, Fazliu dëshmoi për sulmin e përjetuar. Ai u përball me pyetje nga i akuzuari Behar Halili, i cili kërkoi konfirmim për identifikimin e tij si një prej sulmuesve.
Fazliu deklaroi me siguri të plotë: “Po, 100%.”
Avokati i Shpëtim Tahirit, Asdren Hoxha, kërkoi përsëri detaje mbi identifikimin e sulmuesve, duke pyetur rreth rrethanave dhe maskave që mbanin gjatë sulmit. Fazliu sqaroi se gjatë sulmit, Mehmet Kurtishit i ra maska, çka e ndihmoi ta identifikonte.
Ai përshkroi momentin kur sulmi u bë më i dhunshëm, duke treguar për bashkëpunimin e të akuzuarve. Sipas aktakuzës, Halili dhe Tahiri, të nxitur nga Mentor Beqiri, dyshohen se sulmuan Fazliun në Godanc për hakmarrje ndaj një gjobe të dhënë ndaj kompanisë së Beqirit.
Sulmi rezultoi në lëndime të rënda për Fazliun dhe dëmtim të automjetit zyrtar. Beqiri akuzohet për nxitjen e këtij akti.
Të gjithë të pandehurit mbeten të pafajshëm derisa të provohet e kundërta.

Leave a Reply