Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim në Nju Jork me kongresistin amerikan të Partisë Republikane, Mike Lawler, i cili është pjesë e Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Sipas deklaratës së qeverisë në detyrë, takimi u përqendrua në zgjerimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u fokusuar te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja dhe shkëmbimet tregtare.
U vu në dukje gjithashtu rëndësia e diasporës shqiptare në këtë proces.
Kurti e informoi kongresistin Lawler për zhvillimet më të fundit në Kosovë, duke përfshirë progresin në ekonomi, demokraci, siguri dhe respektimin e ligjit.
Një tjetër temë e diskutuar, sipas deklaratës, ishte rreziku i ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Kongresisti Lawler i njoftoi Kurtin për vendimin e tij për t’u bashkuar me Kaukusin e Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan./Arbresh.info/

Leave a Reply