Kryeministri Kurti takohet me ambasadorin William Walker

Në prag të përvjetorit të 27-të të Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ambasadorin William Walker, ish-kreu i Misionit Verifikues të OSBE-së.

Walker shoqërohej nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorët e tij. Kurti shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim dhe vlerësoi rolin historik të ambasadorit Walker në zbulimin e krimeve gjenocidale të Serbisë kundër popullit të Kosovës.

Ai theksoi miqësinë e vazhdueshme dhe përkushtimin e Walker ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Gjatë bisedës, ata diskutuan zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut që do të zhvillohet nesër në Shtime, me pjesëmarrjen e të dyve.

Ambasadori Walker e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe e përgëzoi për suksesin në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *