Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një diskutim në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër, në organizim me King’s College, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili këtë vit do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë ngjarjes, Kurti mbajti një fjalim hyrës ku theksoi rëndësinë e sigurisë, zhvillimit dhe migrimit si tema kryesore të samitit. Në fjalimin e tij, Kurti vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar si një partner të rëndësishëm të Kosovës dhe theksoi progresin e bërë nga vendi në fusha të ndryshme.
Ai përmendi përmirësimin e Kosovës në indeksin e Transparency International dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, që janë katërfishuar për të modernizuar kapacitetet. Kurti foli gjithashtu për angazhimin e Kosovës në NATO dhe BE, duke përmendur investimet në inovacion dhe arsim.
Kurti shprehu solidaritet për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, duke kujtuar rastin e gazetares ukrainase Viktoriia Roshchyna, e cila u kap dhe u torturua nga forcat ruse. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për drejtësi dhe të drejta universale.

Leave a Reply