Kryeministri Kurti viziton Onkologjinë e QKUK në ditën e parë të fushatës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Akseleratorit të ri dhe Bunkerit në Klinikën e Onkologjisë, pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gjatë këtij aktiviteti, ai u fokusua vetëm tek kjo ngjarje dhe nuk pranoi të komentojë mbi çështje të tjera politike. Kurti u pyet nga gazetarët për arsyet e përzgjedhjes së ditës së parë të fushatës për këtë përurim.

Megjithatë, ai shmangu përgjigjen dhe largoi vëmendjen nga pyetjet e gazetarëve, pa ofruar sqarime të mëtejshme. Refuzimi i tij për të diskutuar tema politike shënoi një distancim nga debatet që po zhvillohen në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *