Kryeministri aktual i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me senatoren amerikane nga shteti i Michiganit, Elissa Slotkin, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti e përgëzoi senatoren Slotkin për rizgjedhjen e saj në zgjedhjet e vitit të kaluar. Biseda u përqendrua në çështje të mbrojtjes, sigurisë, integrimit dhe investimeve në infrastrukturë.
Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara për armatimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke nënvizuar mbështetjen e ShBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për aktivizmin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Michigan dhe ndikimin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe potencialin për të promovuar investimet e bizneseve amerikane në Kosovë.

Leave a Reply