Në Londër, sot mbahet samiti i radhës i Procesit të Berlinit, mikpritur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ku marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky proces ndërkombëtar synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të përshpejtojë integrimin evropian, duke mbështetur zhvillimin ekonomik të rajonit. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përfaqëson vendin e tij në këtë takim të rëndësishëm.
Përveç pjesëmarrjes në samit, Kurti ka planifikuar edhe disa takime bilaterale dhe do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara në kuadër të këtij eventi. Një ditë më parë, Kurti mbajti një fjalë hyrëse në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Britani, ku diskutoi mbi çështje të sigurisë dhe mbështetjen për Ukrainën.
Ai gjithashtu zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Londër, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje.

Leave a Reply