Kryeministri Rama në Samitin Europian në Danimarkë, diskuton projektin “Diella”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Kopenhagë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku janë mbledhur liderë nga mbarë kontinenti.

Takimi përqendrohet në sigurinë e Evropës dhe mbështetjen për Ukrainën. Rama theksoi rëndësinë e anëtarësimit të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke pohuar se vendi është gati për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Gjatë një deklarate për mediat, Rama foli për “Diella”, ministren virtuale të prezantuar nga qeveria shqiptare. Ai vlerësoi platformën si efektive në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët përmes portalit e-Albania, duke përmendur ndërveprimin me një milion njerëz dhe krijimin e 36 mijë dokumenteve pa probleme.

Samiti, që synon nxitjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane, ka në fokus përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit në kontinent. Ndërkohë, liderët do të diskutojnë në sesione të veçanta për kërcënimet hibride, sigurinë ekonomike dhe çështjet e migrimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *