Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar menaxhimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH), gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai shprehu pakënaqësinë se RTSH nuk ka arritur të reformohet dhe theksoi se nuk do të marrë më fonde nga taksat e qytetarëve derisa të përmbushë pritshmëritë. Rama vuri në dukje se çdo mundësi për të ardhmen e RTSH është e hapur, përfshirë reformimin, privatizimin ose edhe mbylljen e saj.
Ai shprehu zhgënjim për dështimet e deritanishme të RTSH, duke e konsideruar atë si një burim të papërfillshëm për publikun. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk e ka ndjekur RTSH që nga viti 1990 dhe shtoi se as nuk ka marrë pjesë në përpjekjet për të rregulluar këtë medium.
Rama përmendi se çdo zgjidhje duhet të shqyrtohet për të përmirësuar situatën aktuale.

Leave a Reply