Kryeministri Rama: Urime për Ditën e Alfabetit Shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur urimet e tij me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për kombin shqiptar.

Ai theksoi se kjo është një ditë që ka konsoliduar shqipen jo vetëm si një mjet komunikimi, por edhe si një pasuri të identitetit kombëtar. Duke folur për rolin e gjuhës, Rama e përshkroi atë si zemrën e kombit shqiptar.

Në një postim në “Facebook”, ai e përshkroi Ditën e Alfabetit si një moment historik për gjuhën shqipe, që përfaqëson një univers identitetesh dhe mendimesh. Ai nënvizoi se fjala shqipe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e historisë së kombit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *