Kryeministri Rama uron fundjavë nga fshati i Linit

Fshati Lini, i njohur për peizazhin e tij tërheqës, është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tani është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si pjesë e “Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”.

Ky nderim pasqyron vlerësimin për ndërthurjen harmonike të trashëgimisë kulturore dhe natyrore që ofron fshati. Lini ruan arkitekturën tradicionale me rrugicat e tij me kalldrëm dhe ndërtimet tipike që përdorin materiale vendase.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin përmes rrjeteve sociale, duke uruar një fundjavë të mbarë. Ky njohje ndërkombëtare thekson rëndësinë e vlerave historike, arkitektonike dhe natyrore të zonës së Pogradecit.

Lini mbetet një destinacion tërheqës në Shqipëri, duke dëshmuar lidhjen e thellë midis njeriut dhe natyrës në brigjet e liqenit të Ohrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *