Kryeparlamentari Basha: Hungaria, një mik i qëndrueshëm i Kosovës

Në një ceremoni të organizuar nga ambasada hungareze në Prishtinë për Ditën Kombëtare të Hungarisë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vlerësoi Hungarinë si një mik të vërtetë të Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e saj të palëkundur ndër vite. Basha theksoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Hungaria dhe përkrahjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Ai përmendi gjithashtu programin Stipendium Hungaricum, i cili ka ndihmuar mbi 100 studentë kosovarë të zgjerojnë horizontet e tyre akademike. Në fjalën e tij, Basha vlerësoi edhe guximin e popullit hungarez në kërkimin e lirisë, duke e cilësuar atë si një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Ai theksoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *