Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka ndarë detaje rreth një incidenti tragjik në Prizren ku një zjarr i rënë në një shtëpi ka rezultuar me vdekjen e një fëmije njëvjeçar.
Nëna dhe katër fëmijët e saj ishin në banesë në kohën e ngjarjes, ndërsa tre prej fëmijëve arritën të shpëtonin. Sipas Kryeziut, zjarri shpërtheu në mëngjesin e 30 dhjetorit, afër Shtëpisë së Kulturës në qendër të qytetit.
Ai theksoi se ende nuk ka prova që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht, megjithëse hetimet për shkaqet vazhdojnë. Zjarrfikësit dhe hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat e nevojshme.
Kryeziu shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe siguroi se institucionet po punojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie. Ndërkohë, fëmijët e tjerë janë të sigurt dhe jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply