Lidhja Demokratike e Kosovës ka planifikuar të mbledh Kryesinë pas takimit të kryetarëve të degëve dhe nënkryetarëve, njofton Ekonomia Online.
Sipas burimeve, takimi do të fillojë në orën 15:00. Ky takim vjen në një kohë të ndjeshme për partinë, pas dorëheqjes së nënkryetares Hykmete Bajrami javën e kaluar.
Bajrami, në dorëheqjen e saj, ka kërkuar gjithashtu që Lumir Abdixhiku të largohet nga drejtimi i partisë, duke krijuar një situatë të tensionuar brenda strukturave të LDK-së. Kjo mbledhje është paralajmëruar nga vetë Abdixhiku që nga mbrëmja e 28 dhjetorit dhe pritet të diskutojë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen e partisë.
Situata aktuale kërkon vëmendje të veçantë, pasi vendimet e ardhshme do të ndikojnë në drejtimin strategjik të LDK-së në të ardhmen.

Leave a Reply