Nysret Bytyqi, kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, është arrestuar nga autoritetet dhe po hetohet për manipulim të votave.
Avokati i tij, Blend Gjini, ka kundërshtuar arrestimin, duke e cilësuar si të paligjshëm, pasi gjatë numërimit të votave nuk është regjistruar asnjë ankesë nga partitë politike. Gjini thekson se Bytyqi nuk ka marrë asnjë reagim nga subjektet politike, përfshirë PDK, AAK, LDK dhe Vetëvendosje, dhe për këtë arsye arrestimi është i pabazë.
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka lëshuar 109 urdhëra ndalimi për 48 orë ndaj personave të dyshuar për manipulim votash, ndërsa 23 individëve u është caktuar masa e paraburgimit. Gjithashtu, Prokuroria e Gjakovës ka ndërmarrë një aksion në Malishevë, ku janë arrestuar 15 persona të tjerë të përfshirë në manipulime pas rinumërimit të votave.
Hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim.

Leave a Reply