Kryetari i Junikut ndan 145 bursa për studentët e komunës

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë me dije se janë ndarë 145 bursa për studentët nga kjo komunë, duke synuar mbështetjen e të rinjve dhe zhvillimin e arsimit në rajon.

Sipas tij, të rinjtë janë pasuria më e madhe e Junikut. “Kjo mbështetje financiare nuk është vetëm një ndihmë, por një shprehje e besimit në talentin dhe ëndrrat e të rinjve tanë.

Çdo investim në arsim ndihmon në zhvillimin e komunitetit dhe përmirësimin e jetës së çdo familjeje në Junik,” ka theksuar Shehu. Ai theksoi se arsimi, rinia dhe zhvillimi do të mbeten shtyllat kyçe të qeverisjes së tij.

“Ne do të punojmë për të transformuar Junikun në një vend ku të rinjtë dëshirojnë të krijojnë të ardhmen e tyre, pa u larguar. Së bashku mund të arrijmë ndryshimin që dëshirojmë,” përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *