Shahin Dervishaj, i cili mbante postin e kryetarit të degës së PDK-së në Baden-Württemberg, Gjermani, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Dervishaj sqaroi se vendimi nuk buron nga ndonjë dështim personal apo institucional, por nga dëshira për të promovuar rotacionin dhe qasje të reja, të cilat i konsideron të dobishme për zhvillimin politik.
Ai theksoi se akuzat për dështimet në mërgatë, të cilat i ka përmendur kryesia e PDK-së, janë të pabazuara. Sipas tij, kontributi i tij dhe i ekipit ka qenë maksimal dhe pa interes personal.
Dervishaj pohon se ndërhyrjet e caktuara nga individë të ndryshëm kanë qenë shkaku kryesor për përçarjet dhe rezultatet e dobëta elektorale, duke dëmtuar unitetin dhe motivimin e aktivistëve. Ai shprehu falënderime për bashkëpunëtorët dhe anëtarët për mbështetjen e tyre gjatë mandatit të tij, duke theksuar se dorëheqja është një hap drejt një faze të re të organizimit politik të degës.

Leave a Reply