Kryetari i ri i Eulexit premton ndihmë për zgjedhjet, por Nexhmedin Spahiu shpreh dyshime për rezultatet.

Sonte në emisionin Pressing është diskutuar për rëndësinë e takimeve të liderëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fushatën e partive gjatë këtyre dy javëve dhe surprizat e mundshme në komunat e ndryshme.

Në debat ka marrë pjesë edhe Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka ndarë një përvojë personale nga koha kur ishte vetë pjesë e garës zgjedhore. Ai ka treguar se shefi i EULEX-it në Mitrovicë, sipas tij, i kishte ofruar ndihmë.

‘‘Kur kam qenë vetë në garë, shefi i EULEX’it në Mitrovicë, erdh edhe tha ‘’du me të nimu, kallëzomi tri vendet me të rëndësishme se e di që ti i ki resurset e kufizume, tha aty s’ki nevojë me çu njerëz të besueshëm se unë i kam njerëzit e mi, edhe ti flej dathun për qato tri vende. Jo në fushatë, por ai kish me monitoru, se atëherë ka qenë problem me i mbrojt votat, atëherë janë vjedh votat me të madhe. Ka qenë problem me i rujt. Unë i besova, kur dolën rezultati, në qato tri vende më kishin rru’’, ka thënë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *