Kryetari i Skenderajt mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”

Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, përfaqësues të platformës “Liria ka Emër”, vizituan sot Komunën e Skenderajt, ku u pritën nga kryetari Sami Lushtaku dhe administrata e tij.

Ata diskutuan për mbështetjen e Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që planifikohet të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, për të mbrojtur drejtësinë e paanshme dhe vlerat e luftës çlirimtare. Gjatë takimit, Hoxha dhe Tasholli prezantuan qëllimet e platformës dhe theksuan rëndësinë e mobilizimit qytetar për mbrojtjen e drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar.

Ata falënderuan Komunën e Skenderajt për mbështetjen e ofruar. Ismail Tasholli tha se Marshit synon të nxisë respektimin e drejtësisë së pavarur dhe ndarjen e saj nga politika, duke mbrojtur të vërtetën historike.

Eliza Hoxha vlerësoi përkrahjen nga komunat dhe liderët lokalë, duke e konsideruar atë si dëshmi se kjo nismë tejkalon politikën e përditshme dhe përfaqëson interesat qytetare. Kryetari Lushtaku shprehu mbështetje të plotë për Marshin, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë.

Ai theksoi rëndësinë e këtij eventi për drejtësinë dhe luftëtarët e mbajtur në Hagë. Platforma “Liria ka Emër” planifikon të vazhdojë aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës për të mobilizuar pjesëmarrje më të gjerë në Marshin e 17 shkurtit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *