Kryetari i Vushtrrisë mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Sot, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me kabinetin e tij, priti përfaqësuesit e nismës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli.

Ata diskutuan për Marshin “Drejtësi, jo politikë” që do të zhvillohet më 17 shkurt në Prishtinë, duke mbështetur drejtësinë e paanshme dhe vlerat e luftës çlirimtare. Kryetari Idrizi shprehu mbështetjen e tij për këtë iniciativë qytetare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës për liri dhe respektimit të parimeve të drejtësisë.

Përfaqësuesit Hoxha dhe Tasholli falënderuan kryetarin Idrizi dhe Komunën e Vushtrrisë për përkrahjen e tyre në këtë nismë të rëndësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *