Kryetari i Zveçanit: Simbolet e Kosovës do të shfaqen së shpejti

Dragisha Miloviq ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetar i komunës së Zveçanit, duke pasuar Ilir Peci nga PDK.

Ky zhvillim shënon rikthimin e Listës Serbe në drejtimin e komunës. Gjatë fjalimit të tij pas ceremonisë së betimit, Miloviq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e pranishme në Kosovë.

Ai shprehu përkushtimin për të punuar ngushtë me misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe OSBE-së, si dhe me institucione të tjera vendore, duke përfshirë ato në Prishtinë dhe MAPL, si dhe me mediat. Miloviq nënvizoi se fokusi i qeverisjes lokale duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe mirëpritjes së të gjithë atyre që vizitojnë komunën.

Në një intervistë për Dukagjinin, ai u pyet për qëndrimin e tij ndaj simboleve të Kosovës, dhe u përgjigj shkurtimisht: “Do ta shihni ditëve në vazhdim, sot nuk flas,” duke lënë të hapur interpretimin e pozicionit të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *