Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në zgjedhje nëse presidentja vendos të zhvillohen ato nesër.
Deklarata e tij u bë gjatë emisionit “Debat Plus”, ku ai u pyet nëse do të sfidojë udhëheqjen aktuale të PDK-së. Lladrovci theksoi se nëse nuk ka reflektim nga lidershipi i PDK-së, ai është i vendosur të përballet me drejtuesit e partisë, duke paralajmëruar se do të veprojë fuqishëm nëse nuk ndodhin ndryshime.
Ai gjithashtu la të kuptohet se është i hapur për të krijuar një iniciativë të re politike për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare, nëse nuk ka përgjegjësi të mjaftueshme për komunën e Drenasit. Ai kritikoi PDK-në për mungesë të kompetencës në rolin e saj opozitar ndaj qeverisë së Albin Kurtit gjatë pesë viteve të fundit, duke theksuar se synon të përfshijë njerëz të ndershëm dhe të mirë në politikat e tij të ardhshme.

Leave a Reply