Një person i dyshuar për manipulim në procesin e numërimit të votave në Deçan është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Burime nga “Betimi për Drejtësi” konfirmojnë se bëhet fjalë për Manjolla Shalën, e cila mban postin e shefes së kabinetit të kryetarit të Deçanit. Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka deklaruar se arrestimi ka ndodhur nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.
Ai ka shtuar se prokurori i shtetit do të paraqesë kërkesë për mbajtjen e të dyshuarës në procedurë penale brenda afatit ligjor. Ky rast ka ngritur shqetësime mbi integritetin e procesit zgjedhor në Deçan, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Leave a Reply