Ismet Kryeziu, drejtori i KDI-së, ka bërë thirrje që partitë politike të përqendrojnë fushatat e tyre në çështje konkrete.
Ai theksoi se pas akreditimit të partive dhe kandidatëve, është e rëndësishme që debatet të drejtohen drejt programeve dhe zgjidhjeve të qarta. Në një postim në “Facebook”, Kryeziu nënvizoi se fushatat e mbështetura në programe mundësojnë një debat më domethënës me qytetarët, duke i tejkaluar sloganet e thjeshta.
Ai theksoi se qytetarët kanë nevojë për përgjigje lidhur me sfida të rëndësishme si zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, sigurimi i shërbimeve shëndetësore cilësore, përmirësimi i arsimit, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Po ashtu, ai përmendi rëndësinë e politikave për të rinjtë dhe çështjet e migracionit, avancimin e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore, si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kryeziu theksoi se fushatat e bazuara në të dhëna dhe politika të vlerësueshme janë më të efektshme për përfshirjen e qytetarëve në debat.

Leave a Reply