Kthimi i Thaçit, sfidë për llogaritë politike të Kurtit

Analisti politik Azdren Shala ka shprehur mendimin se kryeministri aktual, Albin Kurti, mban qëndrime kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështet dënimin e tyre.

Gjatë një interviste në “Rubikon” në Klan Kosova, Shala vuri në dukje se kthimi potencial i ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë mund të krijojë sfida për Kurtin, raportoi Klankosova.tv. Sipas tij, Kurti i vlerëson situatat në bazë të interesave të tij personale dhe dënimi i ish-luftëtarëve nuk cënon Vetëvendosjen.

Megjithatë, ai theksoi se kthimi i Thaçit mund të komplikojë llogaritë politike të Kurtit. Shala gjithashtu shtoi se, në dilemat mes kthimit të Thaçit dhe dënimit të tij, Kurti preferon këtë të fundit pasi konsideron se rreziku për destabilizim është më i madh me kthimin e ish-presidentit.

Ai përmendi se disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje besojnë se koha e ish-Jugosllavisë ishte më e mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *