Kufizime të reja për vizat turke pas arrestimeve në Mal të Zi

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të rivendosë regjimin e vizave për qytetarët turq, njoftoi Kryeministri Millojko Spajiq.

Vendimi vjen pas arrestimit të rreth 50 shtetasve turq në Podgoricë, ku dy prej tyre janë të dyshuar për një përleshje që rezultoi në plagosjen e një banori lokal. Gjatë arrestimeve, një grup qytetarësh shfaqën protesta me thirrje kundër turqve, të cilat policia i ndaloi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, sqaroi se në Mal të Zi ndodhen rreth 13.000 shtetas turq, ndërsa theksoi se është e gabuar të thuhet se janë 100.000. Ndërkohë, një numër i madh i makinave policore janë vendosur pranë ambasadës turke në Podgoricë.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, dënoi sulmet dhe thirrjet për urrejtje, duke kërkuar qetësi dhe përmbajtje nga qytetarët. Njëkohësisht, Zëvendëskryeministri Ervin Ibrahimoviq theksoi se përgjegjësia është individuale dhe dënoi çdo formë dhune.

Partia e Boshnjakëve kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve, pavarësisht kombësisë së tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *