Kur fillon numërimi i votave nga diaspora e Kosovës?

Të premten, më 2 janar 2026, në orën 10:00, do të nisë procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ky proces përfshin votimet e mbledhura përmes postës nga dy kutitë postare jashtë vendit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi për Express se deri më tani janë tërhequr mbi 28,500 pako me fletëvotime nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

Pas procesit të verifikimit, janë aprovuar 27,600 fletëvotime, ndërsa mbi 950 janë refuzuar. Shkaku kryesor i refuzimit qëndron në mungesën e dëftesës së regjistrimit në disa pako.

Elezi gjithashtu informoi se nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165 persona, që përbën 84.24% të pjesëmarrjes. Procesi i tërheqjes së fundit të zarfeve do të përfundojë më 5 janar 2026, duke mbyllur kështu fazën e numërimit të votave jashtë Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *