Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për kujdes të veçantë në qarkullimin e sotëm rrugor, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun e ngricave për shkak të uljes së temperaturave deri në -9°C.
Sipas Kurtit, rrugët që aktualisht janë të lagura nga reshjet priten të ngrijnë, duke e bërë qarkullimin më të rrezikshëm. Ai ka kërkuar që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin pajisje dimërore si goma dhe zinxhirë, në përputhje me rregulloret aktuale.
Në terren janë angazhuar kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve për të siguruar qarkullim të sigurt. Kurti ka theksuar rëndësinë e përshtatjes së shpejtësisë së automjeteve me kushtet e motit, duke apeluar për kujdes të shtuar.
Ai i ka inkurajuar qytetarët të kontribuojnë në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme gjatë natës.

Leave a Reply