Në akademinë përkujtimore në dyvjetorin e Afrim Bunjakut, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se videoxhirimet nga dronët tregojnë se Millan Radoiçiqi ishte në krye të grupit kriminal përgjegjës për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Ai kritikoi Listën Serbe për mungesën e dënimit të këtij akti terrorist. Kurti theksoi se nuk do të lejohet asnjë ndryshim në territorin, sovranitetin apo pavarësinë e Kosovës. Ai vuri në pah sakrificat e bëra për lirinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, duke përmendur burgosjet politike dhe viktimat e luftës, përfshirë mbi 2 mijë dëshmorë të UÇK-së dhe mijëra viktima civile.

Leave a Reply