Kurti beson në fitore dhe mandat të ri si Kryeministër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, ku u bashkuan liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE-së, Marta Kos.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se Kosova po përgatitet për zgjedhjet e treta brenda një viti, me shpresën për formimin e shpejtë të një qeverie të re që do të implementojë Agjendën e Reformave. Kurti pranoi se vonesat në formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të shkurtit kanë ndikuar në zbatimin e reformave, duke theksuar se kjo nuk ishte zgjedhje e tyre, por pasojë e rrethanave.

Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke kërkuar heqjen e tyre të plotë, siç ishte kërkuar më parë nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell. Në lidhje me aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, Kurti e quajti paradoksale vonesën e BE-së dhe kërkoi që samiti i ardhshëm të mbahet në Prishtinë, duke e përshëndetur idenë e zhvillimit të bisedimeve në kryeqytetin e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *