Në Kuvendin e Kosovës pritet që nesër të zhvillohet seanca për votimin e Qeverisë së re.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ende nuk ka konfirmuar nëse ka siguruar mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë, duke mos ofruar detaje për këtë çështje kur u pyet nga gazetarët. Më 11 tetor, Presidentja Vjosa Osmani i dha mandat Kurtit për të formuar kabinetin e ri qeveritar, proces ky që vjen tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Deri tani, Kurti nuk ka bërë të ditur nëse ka zhvilluar bisedime me partitë e tjera për të garantuar votat e nevojshme në Kuvend. Kjo situatë mbetet e paqartë, ndërsa pritet që gjatë ditës së nesërme të mësohet më shumë rreth mbështetjes parlamentare për qeverinë e propozuar nga Kurti.

Leave a Reply