Kurti dërgon urimet për Krishtlindjet ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet e tij për qytetarët serbë që festojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian.

Ai ka theksuar dëshirën që kjo ditë e shenjtë të sjellë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet e tyre. Në një mesazh të publikuar në Facebook, Kurti ka ftuar që festa të kalojë në harmoni dhe mirëkuptim, duke nënvizuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe bashkimit për të mirën e përbashkët.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Kryeministri ka uruar që Krishtlindja t’i gjejë të gjithë pranë familjeve të tyre, të shëndetshëm dhe të lumtur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *