Kurti dëshiron të zëvendësojë Osmanin në takimin me Trump

Analisti Lutfi Bilalli, gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Click” në RTV21, komentoi se kryeministri në detyrë Albin Kurti mund të mos jetë i kënaqur me nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani në Bordin e Paqes.

Bilalli theksoi se çdo lider ka dëshirën e tij për të qenë në qendër të vëmendjes, dhe se Kurti mund ta interpretojë këtë situatë si një sfidë personale, ndërsa në publik e paraqet si një hap strategjik. Bilalli vuri në dukje rëndësinë e takimit dhe fotografisë së përbashkët mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai e cilësoi këtë fotografi si një dokument të rëndësishëm që ka marrë vëmendje ndërkombëtare, përfshirë edhe në Serbi. Ky moment, sipas tij, është domethënës dhe përmban një simbolikë të fuqishme, duke nxjerrë në pah rëndësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *