Kurti dhe ambasadori turk shqyrtojnë organizimin e forumit të biznesit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı, për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në fokus të bisedës ishte zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ku Turqia ka një rol kyç në misionin e NATO-s në Kosovë, përfshirë komandën e KFOR-it. Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Ankarasë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti në të ardhmen.

Gjatë takimit, u prekën edhe çështjet ekonomike dhe tregtare, duke u diskutuar mundësia e zhvillimit të një forumi biznesi në Prishtinë, pas suksesit të forumit të mbajtur në Stamboll në qershor 2024. Ambasadori Angılı përgëzoi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe ofroi ftesë për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik në Antalia.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për komunikimin e vazhdueshëm dhe për ftesën e bërë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *