Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi në Forumin e Paqes në Paris, bisedoi me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, Bruno Fuchs.
Diskutimi u fokusua në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, ku Kurti theksoi rëndësinë e vlerësimit të aplikimit të vendit për anëtarësim që nga dhjetori i vitit 2022. Ai shprehu nevojën për të avancuar me pranimin e pyetësorit dhe statusit kandidat.
Gjithashtu, Kurti nënvizoi përfundimin e hapave të mbetur për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, duke theksuar se Kosova do të kontribuojë si një vlerë demokratike në këtë organizatë. Në takim u diskutua edhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit.
Kryeministri kërkoi heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, duke përmendur fillimin e heqjes graduale dhe rekomandimin e mëparshëm nga ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Leave a Reply