Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka zbuluar hollësi rreth negociatave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Fatmir Limajt për krijimin e një shumice parlamentare.
Deputetja ka theksuar se ka pasur disa takime mes Albin Kurtit dhe kreut të NISMA-s, Limaj, duke përfshirë edhe ekipet e tyre. Kusari-Lila vuri në dukje se diskutimet ishin transparente, por detajet e tyre mbetën brenda partive.
Ajo theksoi se Fatmir Limaj kishte këmbëngulur për postin e Kryetarit të Kuvendit, një kërkesë që nuk arriti të gjejë mbështetje të mjaftueshme parlamentare. Sipas saj, Kurti dhe Limaj janë takuar disa herë, por kërkesa e Limajt për Kryetar të Kuvendit nuk mori mbështetjen e duhur, as nga partia e saj, as nga grupet e tjera si AAK, PDK dhe LDK.
Këto të fundit kishin kundërshtime të ndryshme ndaj propozimeve të Vetëvendosjes, duke e bërë të vështirë formimin e shumicës së kërkuar. Kusari-Lila i bëri këto deklarata gjatë një interviste në “DPT me Fidanin” në Klan Kosova.

Leave a Reply